Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i vendeve të Ballkanit tashmë është duke bërë gati një ndryshim në traktatin e tyre për sanksione ndaj vendeve që nuk i respektojnë marrëveshjet mes vete dhe vendimet e Këshillit të Ministrave të rajonit, shkruan Koha Ditore.
Rasti që është diskutuar dhe që pret të ketë trajtim më të zëshëm në këtë institucion është ai i interkonjeksionit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili vazhdon të jetë jashtë funksionit për shkak të Serbisë, që nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim, edhe pse ka pasur një afat deri më 31 dhjetor të çlirojë këtë bllokadë. (b.an)