Roberto Mancini ka dy oferta interesante. Trajneri italian, Roberto Mancini, gjatë kësaj vere pritet të gjejë një punë. Ai ka qenë i lirë pasi u shkarkua nga Interi verën e kaluar.
Sipas Sport Mediaset, ish-trajneri i Galatasarayt dhe Manchester Cityt mund të marrë drejtimin e Paris Saint Germain.
Klubi nga Parisi pritet ta shkarkojë Unai Emery në fund të sezonit pas dëshmimit në Ligën e Kampionëve dhe Ligue 1.
Kurse, strategu italiani shihet si pasardhës i spanjollit. Por, Mancini është kandidat për ta marrë edhe drejtimin e Milanit, përgatiti “Express”. (b.an)