Nga Armando Meta
Keto orët e fundit kanë shënuar një precedent të pa parë e të pa përjetuar ndonjëherë në politikën shqiptare, por edhe në atë ndërkombëtare. Një shpurë shtetarësh, duke filluar që nga kreu i Shtetit, kryetari i Kuvendit, Kryeministri, politikanë nga më të lartët brenda dhe jashtë vendit, janë përfshirë në përpjekje për të shpëtuar Lulzim Bashën nga rruga pa krye ku është futur vetë dhe ku ka futur PD-në. Është një tragjikomedi e cila po zhvillohet para syve të opinionit publik shqiptarë dhe atij ndërkombëtarë. Dhe e gjitha kjo vetëm si e si të shpëtojnë Bashën. Kjo është historia më pa formë që mund të prodhojë një politikan, i cili për hirë të realitetit është mësuar t’ia bëjnë të tjerët gjërat gati dhe ai të vi me “lugë në brez”. Nuk ke emër ti vësh kësaj situate. Vetëm ta kundrosh e të buzëqeshësh në mënyrë të hidhur për modelin e ri të politikanëve që fali zot se s’dinë më çfarë bëjnë.