Vajzat e poetit, Marija e Kostandina Gusho në praninë e Drejtorit të Arkivës Qendrore, Ardit Bido, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani u shprehën se i sollën në këtë institucion për t’u siguruar ruajtjen e përjetshme.
Sipas Marie Gushos , ky është vetëm hapi i parë në dorëzimin e arkivave, ku pritet më pas të dorëzohet edhe ditari i poetit. Drejtori i Arkivës së Shtetit Bido ka çmuar gjestin e vajzave të poetit, duke vlerësuar prurjet arkivore.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka theksuar se arkiva e shtetit tashmë është një vend i sigurt, duke bërë ftesë që edhe familjarët e personaliteve të shquara të sjellin në këtë institucion arkivat e tyre. Në vështrim të parë shohim se nëpër arkivat e Lasgushit, të cilat ende nuk janë hapur e sistemuar, studiuesit do të gjemë gjurmë të punës së shkrimtarit, ndërsa gjuhëtarët thesarin e fjalorit lasgushian.
Poradeci, thotë vajza e tij, Maria, ka lënë mjaft shënime origjinale, sepse fletoren e punës e ruante, ndërsa dërgonte ne shtëpinë botuese një kopje të pastër përfundimtare.
Arkivi i Lasgush Poradecit përmban, pas numërimit paraprak:
1. Dorëshkrime 19.308 fletë
2. Shtypshkrime 8.562 fletë
3. Gazeta 3.662 fletë
4. Revista 26 copë
5. Fotografi dhe kartolina 1.606 copë
6. Ftesa dhe telegrame 315 fletë
7. Partitura 296 fletë
8. Harta 14 fletë
9. Kartëmonedha të grisura 8 copë
10. Dekorata 11 copë
11. Çertifikata 7 fletë
12. Pulla poste 12 copë
shqiptarja.com