Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) njoftoi sot se, do të shembë nesër dy pallate katër katëshe pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë në jug te vendit.
Sipas IKMT-se, objektet bëhet pengesë për zbatimin e projektit të Lungomares, ndaj IKMT ka njoftuar banorët se shembja do të kryhet ditën e merkure rreth orës 12:00 me shpërthim të kontrolluar.
Mësohet se nga projekti preken edhe disa banesa të tjera, shembja e të cilave do të bëhet me mjete të renda. Pronarët e objekteve do të shpronësohen, procedura që kanë nisur prej disa kohësh.
Në këtë zonë do të bëhet lidhja e Lungomares me unazën e re të qytetit, që pritet të përmirësojë qarkullimin gjatë sezonit turistik./b.d