Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e një sërë objeketesh në Elbasan.
Aksioni ka nisur në territorin e qendrës spitalore “Dr. Xhaferr Kongoli”, me prishjen e ndërtesave një, dy apo disa katëshe.
Ndërkaq, IKMT bën të ditur se të mërkurën nis shembja e dy objekteve të larta në Vlorë me shpërthim të kontrolluar. Shembja e këtyre objekteve bëhet pas skualifikimit nga ALUIZNI.