Një shëprthim i fuqishëm ka tronditur Tiranën në orët e vona të mbrëmjes.
Ngjarja ka ndodhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme në kryeqytet. Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas policisë, ka shpërthyer një automjet i parkuar pranë prokurorisë. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur përsona në bord. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht bëhet me dije se mjetit i ishte vendosur një sasi eksplozivi./a.m.