• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita kur çadra mbolli sherrin në PD

by A R
01/05/2017 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e zgjatur e Partisë Demokratike, refuzimi për të votuar Vettingun dhe bojkoti i zgjedhjeve parlamentare ka pasur prej kohësh edhe kundërshtarë të fortë brenda partisë më të madhe opozitare. Pas një heshtjeje të gjatë, më në fund kundërshtarët e kësaj linje të cilët janë përfolur prej kohësh, tashmë i kanë dhënë fund heshtjes.

Majlinda Bregu ishte e para që theu akullin, e më pas, vijuan Topalli dhe Selami i cili dha një deklaratë mjaft të fortë, teksa akuzoi Bashën se po përdor çadrën për bojkotin e zgjedhjve.

Përmes një editoriali të gjatë në rrjetet sociale, Bregu e cila njihet si një prej kundërshtareve të linjës së ndjekur nga Basha, ka kritikuar ashpër vendimin për bojkotimin e zgjedhjeve. Madje, ajo ka nxjerrë zbuluar kryetarin e Partisë Demokratike Basha, teksa zbulon se vendimi për bojkot nuk është konsultuar në Grupin Parlamentar. Po, ashtu, Bregu konfirmon se forumet e partisë nuk u pyetën fare për refuzimin e paketës së zgjidhjes së krizës që propozuan ndërmjetësit e Parlamentit Evropian, njëri prej tyre zyrtar i lartë i Partive Popullore Evropiane ku aderon edhe PD, David McAllister.

“Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd”, shkruante mes të tjerash Bregu në editorial.

Po ashtu, bregu i kujton Bashës edhe mesazhin e miqeve të tyre evropianë të PPE: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!” citonte ajo zyrtarët e PPE.

Dhe në fund Bregu e mbyll editorialin duke i kujtuar Bashës dëshirën e miqve evropiane: Atë të hyrjes në zgjedhje.

Dhe, vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtën ditë, ka ardhur edhe reagimi i Topallit për protestës dhe bojkotin, edhe pse, jo kaq e drejtëpërdrejtë sa Bregu. Topalli, ka deklaruar se ka kërkuar mbeldhjen e grupit parlamentar për të diskutuar vendimet ekstreme të opozitës, por prej 3 javësh nuk ka asnjë përgjigje. Po prej kaq kohësh Topalli ka munguar edhe në takimet e grupit parlamentar te çadra e protestës.

Deputeti tjetër ritik i Bashës, Eduard Selami, ka shkuar edhe më tej me deklaratat e tij. Ai ka thënë se Basha “E përdori çadrën për të anashkaluar institucionet. Mospjesëmarrja në zgjedhje e dëmshme për PD-në dhe vendin”, u shpreh Selami. Ky mesazh i tij u dha në nj♪7 intervistë për Zërin e Amerikës.

Po ashtu Selami e ka quajtur të paprecedentë retorikën e Bashës. Tashmë, heshtjes duket se i ka ardhur fundi, kur edhe koha drejt daljes nga kjo situatë po merr fund dhe zgjedhjet po afrojnë. Dhe bashkë me përfundimin e kohës, zërat kundër Bashës në PD kanë nisur të dlain hapur./JavaNews/a.m.

Bregu reagon ashpër ndaj Bashës: Boll! Duhet hyrë në zgjedhje. PPE-ja ka hequr dorë nga ti!

AKUZA/ Selami: Basha e përdori çadrën për të bojkotuar Parlamentin, retorika e tij e paprecedentë

Pas Bregut, kreun e PD-së Basha e kryqëzon edhe Topalli

Next Post
Vrasja e Aleksandër Bardhit, Salianji: E lidhur me drogën

Njeriu i Bashës në PD sulmon Selamin, Bregun e Topallin: Keni frikë se po bie Republika e Vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In