Policia gjermane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar në qytetin e Seelze, pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri në bashkëpunim bashkëkombësin e tij 46 vjeç, ish-oficer i Policisë Ushtarake.
Ngjarja ka ndodhur më 9 janar në qytetin e Viselhovedes në Gjermani në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa 46-vjeçari kishte shkuar për ta marrë në shkollë. Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në paraburgim dhe sipas prokurorisë në Verden 22-vjecari ka pranuar krimin.
“Shqiptari ka pranuar përfshirjen në krim”- ka thënë kryeprokurori Lutz Gaebel, raporton media gjermane Haz.de. Ndërkohë kryeprokurori ka thënë se në lidhje me këtë çështje është arrestuar edhe një shqiptar tjetër në Amsterdam të Holandës, si i dyshuar në vrasjen e 46-vjeçarit. Policia gjermane dyshon se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.
Por kush është 46-vjeçari, vrasja e të cilit u pasqyrua nga mediat gjermane dhe ato shqiptare?
Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.
Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
TRAGJEDIA TJETËR
Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi. BalkanWeb ka zbuluar se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.
LARGIMI
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme.
Pak ditë më parë ai ka komunikuar me miq të tij në Shqipëri dhe ka treguar se ndodhej në kamp por në ruajtje me vendim gjykate. “Jam në kamp dhe jam nën ruajtje me vendim gjykate”, mësohet të ketë thënë ai.
VRASJA NË 2011
Armando Frroku u ekzekutua mbrëmjen e 30 dhjetorit 2011 në Kamëz. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri, pistoletë në derën e një lokali me muzikë Live në Kamëz.
Në datë 30.12.2011 rreth orës 20.30 shtetasi Sokol L. me detyrë punonjës policie në IEVP FushëKrujë së bashku me të pandehurin Kujtim Prenga ka shkuar tek disko “Om…” në Kamëz ku shtetasi Sokol L. kishte disa ditë që kishte filluar punë si badigard. I pandehuri Kujtim Prenga ka vajtur së bashku me shtetasin Sokol L. me qëllim për të filluar punë edhe ai si badigard.
Pasi kanë vajtur në disko kanë takuar pronarin e lokalit, pikërisht të pandehurin Kastriot Balla, ku së bashku me të janë ulur në një tavoline dhe kane pire kafe. Gjatë kohës që po pinin kafe shtetasi Sokol L. ka parë se është futur në parkim një mjet tip “Renault” ku ka parë që nga ky automjet po zbrisnin tre persona. Shteasi Sokol ka komunikuar me keta persona dhe u ka thënë të parkonin automjetin në një vend ku mos të pengonin parkimin e makinave të tjera.
Biseda mes tyre është acaruar dhe kanë filluar të godasin njëri-tjetrin. I pandehuri Kastriot Balla ka ndërhyrë duke i ndarë dhe pas kësaj të tre djemte janë larguar duke lënë mjetin ne parkim. Shtetasi Sokol L. pas kësaj është larguar nga lokali dhe në këtë kohë në lokal ka ardhur shtetasi Ismet C. me detyrë polic i qarkullimit rrugor dhe njëkohësisht i afërm i njërit nga tre personat që ishte konfliktuar me shtetasin Sokol L.
Në bisede e sipër shtetasi Ismet C. iu ka kërkuar ndjesë për sjelljen që kanë kryer të njohurit e tij e lokal duke iu ka premtuar se një situate e tillë nuk do të ndodhte më. Në këtë kohë në lokal janë futur të tre personat që ishin larguar më parë ku së bashku me ta ka qenë dhe nje person tjetër, ku përsëri janë konfliktuar me shtetasin Sokol L., ku i pranishëm ka qenë dhe shtetasi Ismet C. Shtetasi Sokol L. ka njoftuar forcat e policisë dhe në këtë moment grindja në mes grupeve është ndërprerë.
I pandehuri Kujtim Prenga ka qenë duke qëndruar i vetëm në oborrin e lokalit ku pas 78 min ka parë 78 persona, ku ka dalluar dhe katër personat që kishin ardhur dhe më përpara që ishin grindur me shtetasin Sokol. Këta 78 persona kanë dashur të hyjnë brenda në lokal. Ata janë sulur drejt derës dhe me problematiku ka qenë viktima Mand Prenga.
I pandehuri Kujtim Prenga ka ndërhyrë në 23 raste për të mos lejuar viktimën dhe shoket e tij te futen ne lokal por viktima se bashku me shoket e tij kane filluar duke e goditur te pandehurin ne pjese te ndryshme të trupit. I pandehuri Kujtim Prenga në këto kushte ka nxjerrë armën që e mbante me leje të organeve kompetente dhe ka qëlluar në drejtim të viktimes Armand Frroku i cili ka gjetur vdekjen ne moment.
Kujtim Prenga pas kësaj është futur me shpejtësi në tualet për t’iu shmangur ndonje hakmarrje të mundeshme. Nga lokali kanë filluar të largohen klientet që ndodheshin brenda dhe menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë marrë kontakt me të pandehurin Kastriot Balla. Ai nuk ka treguar të vërtetën mbi ngjarjen e ndodhur dhe në këto kushte shtetasi L.H., S.D. dhe D.Xh. kanë kontrolluar në dhomat e lokalit dhe gjatë këtij kontrolli kane gjetur në një dhomë që shërbente si magazinë të pandehurin Kujtim Prenga.
VRASJA NË GJERMANI
9 Janar 2017Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë 9 janar, ndërsa 46-vjeçari shqiptar u qellua, gjatë kohës që po merrte vajzën e tij nga një shkollë fillore.
Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës së tij përpara shkollës. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa shqiptari, u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë deri ditën e sotme kur edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Mediat gjermane shkruanin se shqiptari, kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur brutalisht për vdekje një të ri, për të cilin u dënua edhe me vit burg. Policia gjermane nuk përjashton pistën e hakmarrjes.
Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. Policia ka gjetur të braktisur motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen, ndërsa vijon hetimet për kapjen e autorëve.