Komentit të Ben Blushit se Rama ka larguar deputetët e vjetër të PS-së sepse ata nuk pranuan kanabizimin e selisë rozë, i është përgjigjur deputeti Vladimir Kosta.
Kosta, i cili nuk figuron më në listat e PS-së, I shkruan Blushit se ai është larguar pa asnjë arsye nga Rama, duke shtuar se “fshirja” e tij erdhi falë një intrige.
Kosta shton më tej se për intrigën do të flaës ditën e nesërme dhe për mënyrën sesi Rama poshtëroi 27 deputetë socialistë.
KOMENTI
Vladimir Kosta: Përshëndetje zoti Blushi, Rama më hoqi pa asnjë arsye dhe fare pa keqardhje, dhe më e keqa është se sajoi një intrgë të radhës,
Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë, unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputet Socialist. Partia e Ramës është partia e drejtorëve. Dhe këta deputet që hoqi nuk i janë futur kurë në mes të kësaj partie.
/b.d