Gjatë mbledhje së komitetit drejtues të LSI-së, që u mblodh në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 qershorit, Ilir Meta i bëri thirrje PD-së që të heqe dorë nga ultimatomet dhe konfrontimet dhe të futet në zgjedhje. Ai theksoi se bojkoti i opozitës nuk është zgjidhje.
“Jam i gatshëm për dialog me opozitën pasi vendi është në situatë kritike. Opozita po lufton për të fituar të drejtat, por bojkoti nuk është zgjidhje. Opozita duhet të futët në zgjedhje, pasi është në interesin e saj dhe të vendit. I kam dhënë të drejtë opozitës, për dekriminalizimin, kanabisin dhe disa probleme të tjera. Është e domosdoshme që opozita të heq dorë nga ultimatumet dhe konfrontimet. Ka ende kohë për zgjidhje politike me opozitën, prandaj PD të mos vonohet. Jam i disponueshëm të bëj çdo gjë që mundëm për një zgjidhje”, tha Meta.
Presidenti i zgjedhur u shpreh se largimi nga LSI ishte një sakrificë e jashtëzakonshme.
Megjithatë ai deklaroi se me Petrit Vasilin në krye LSI do të njohë rritje, ndërsa shtoi se drejtuesit të ri të kësaj force politike duhet t’i jepet një shans edhe për qeverisjen e vendit.
“LSI ka njohur rritje në ccdo zgjedhje dhe në këto zgjedhje me kryetar Vasilin do të arrini një sukses të merituar. T’i japim edhe një shans Petrit Vasilit që të jetë njëshi i partisë, me përkrahjen tuaj le t’i japim shans që të jetë edhe njëshi i qeverisë. kam të vështirë tranzicionin në LSI. LSI nuk është krijuar si parti pushteti, por si reaksion kundër pushtetit arrogant dhe autoritar. Pati një betejë cnjerëzorë kundër LSI në fillimet e saj por mori 140 mijë vota. Në 2008 u ndryshua kushtetuta për të asgjësuar LSI, por ne u forcuam dhe u kthyem në faktor stabiliteti për vendin.”, tha Meta/javanes.al
c.a