SFIDA për Shqipërinë ka regjistruar listat e kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit. Pas depozitimit të dokumentacionit, Gjergj Bojaxhi deklaroi se listat janë përbërje qytetare që nuk vijnë si rezultat i pazareve. Po ashtu, referuar pretendimeve të Partisë Demokratike se afatet e regjistrimeve janë djegur mbrëmë në mesnatë, Bojaxhi tha se “kush kishte pretendime për interpretimin ligjor nuk duhej ta linte për sot”, duke lënë të kuptohet se afati është deri sot në mbrëmje.
“Janë lista të hapura qytetare që kërkojnë të çmitizojnë politikën. Ne jemi shumë krenarë që jemi partia e parë që jemi regjistruar në këto zgjedhje pasi kandidatët tanë nuk dalin si rezulttat i pazareve.
Mendoj që afatet e regjistimit janë të deklaruara publikisht dhe kanë disa javë të deklaruara. Nëse dikush do kishte pasur kontestime nuk do kishte mbetur për sot. Kjo nuk është çështje e një partie por interpretimi”, deklaroi Bojaxhi./a.m.