Kompania gjermane “Marko Dörre” është duke kërkuar 25 mijë persona që të tymosin hashash. Duket si absurditet, por kompania ka një qëllim për këtë. E gjitha kjo do të shërbejë për një studim të gjerë, i cili synon të zbuloj efektet e drogës së lehtë te përdoruesit.
Kompania gjermane ka njoftuar se do t’i ofrojë secilit nga 25 mijë personave, 30 gram kanabis falas çdo muaj. 2 mijë persona kanë aplikuar deri tani në faqen zyrtare të kompanisë.