Një komandant skuadre në Repartin ushtarak Pezë-Helmes dhe një ish efektiv i policisë, u arrestuan nga uniformat blu të Tiranës pasi akuzohen për shpërndarjen e kokainës në Tiranë.
Policia e kryeqytetit kishte informacion se Drilon Shqau komandanti 31 vjecar dhe ish punonjësi i policisë Vehbi Teqja 48 vjeç, shpërndanin lëndë narkotike në zonën e njohur si “Vorri i Bomit” në Tiranë.
Kështu, në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Last Service”, policia sekuestroi 301 gramë Kokainë dhe arrestoi në flagrancë Shqaun dhe Teqjan, të dy banues në Tiranë.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe 4 aparate celulare të markave të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim./a.m.