Në kohën kur në Kuvend zgjidhej presidenti i ri i vendit, në çadrën e protestës së opozitës protestuesit janë treguar indiferentë.
Pjesa më e madhe vijonin bisedat dhe lojrat e zakonshme në kohën kur në çadër nuk kishte takime dhe fjalime politike nga Basha apo të ftuar të tjerë.
Vetëm një grup i vogël ndiqnin në një nga ekranet brenda çadrës fjalimin që po mbante presidenti i sapozgjedhur i vendit, Ilir Meta.
Zyrtarisht ende nuk ka asnjë reagim nga Partia Demokratike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit./top-channel
c.a