Pas takimit me 3 ambasadorët, kreu i PDK Nard Ndoka ka zbardhur replikën që ka pasur me diplomatin amerikan Donald Lu. Një ditë më parë ky i fundit deklaroi se zgjedhjet pa opozitën mund të jenë legjitime por gjithsesi do ishin më të mira me praninë e pakicës politike aktuale. Pas kësaj deklarate Ndoka i ka kujtuar Lu-së zgjedhjet e komunizmit.
“Ishte një informim edhe mbi negociatat që janë zhvilluar ditët e fundit. Ne ju dhamë qëndirmin tonë. Ishte i domosdoshëm një takim i tillë pasi ky është një problem shqiptar i pluralizmit. Unë i shpreha edhe ambasadorit Lu se edhe në komunizëm janë fituar zgjedhjet me 99.9 % e ishin të ligjshme, por ishte sistem diktatorial”, deklaroi Ndoka.
Ai ka sulmuar amabsadorin e OSBE Borchard, teksa tha se ka bërë gafa diplomatike me qëndrimet e tij.
“Ambsadori i OSBE është përgjegjësi kryesor për këtë krizë kur tha që një vit më parë që nuk bëhet votimi elektronik. Ja thamë ballazi këtë gafë diplomatike që ka bërë. Aty pati edhe një luhatje, nuk ka një unifikim mes SHBA-BE”, tha Ndoka.
Sa i takon zgjedhjes së Metës president ai deklaroi se “Me zgjedhjen e presidentit të ri edhe morali i Vettingut të kësaj mazhorance ka rënë”./a.m.