Policia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas, i cili posedonte me vete lëndë narkotike të llojit “Heroinë”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Kastriot Jonuzaj, pranë zonës së quajtur “Plazhi i Ri” Sarandë.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dy qese plastike të cilat përmbanin 20 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë”.
Gjithashtu, bëjmë me dije se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pra për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 20 doza lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë”,
– 3 aparatë celularë,
– 14.000 lekë të rinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, neni 283 i Kodit Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia ka arrestuar 1 shtetas në flagrancë dhe ka proceduar 1 tjetër në gjendje të lirë, për “Dhunë në familje” !
Arrestohet shtetasi:
– Admir Çokalli, 41 vjeç, banues në Konispol, Sarandë.
Procedohet penalisht shtetësia:
– M.Ç., 24 vjeçe, banuese në Konispol, Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e shtetasit Admir Çokalli si dhe ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen M.Ç., pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij shtetases E.A., 53 vjeçe, banuese në Konispol, Sarandë, për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë, neni 130/a i Kodit Penal “Dhuna në familje”./a.m.