Përgjimet e telefonit të njërit prej drejtuesve të rrjetit të shfrytëzimit të prostitutave, që vuri në pranga edhe taksistët që i transportonin nxori zbuluar pjesëtarët e rrjetit.
Referuar vendimit të gjykatës, procedimi penal ndaj të pandehurve ka nisur pas një informacioni të siguruar në rrugë operative se i pandehuri Nik Gjonikaj është i angazhuar në një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit.
Vënia në përgjim e numrit të tij, si dhe vëzhgimet ambientale kanë zbuluar në vijim përfshirjen e tij dhe të personave të tjerë.
Nga analiza e bisedave të transkriptuara nga përgjimet e komunikimeve telefonike rezulton se i pandehuri Nik Gjonikaj merret me veprimtari të kundërligjshme, shfrytëzim prostitucioni.
Konkretisht rezulton se ai merr porosi nga persona të ndryshëm për të gjetur vajza, me qëllim ushtrim prostitucioni.
Nga hetimi ka rezultuar në se rastet e marrjes së porosive nga klientë të ndryshëm, për të gjetur vajza me qëllim prostitucioni, i pandehuri Nik Gjonikaj komunikonte me të pandehurin Besnik Manka dhe të pandehurën Aureta B.
Në komunikimet me të pandehurin Besnik Manka, Nik Gjonikaj ndërmjet telefonit e pyeste nëse është për punë, apo nëse mund të vijë t’i marrë.
Në të gjitha rastet, i pandehuri Nik Gjonikaj komunikonte me të pandehurin Besnim Manka për të shfrytëzuar të pandehurën D. D. për prostitucion, madje në një rast rezulton se ata kanë komunikuar dhe për oraret e qëndrimit në hotel të shtetases Domenika D., si dhe pagesës që do të merrnin dhe ndanin së bashku.
Në transkriptet e përgjimit të komunikimeve telefonike ka rezultuar se në disa raste i pandehuri Nik Gjonikaj, kur merrte porosi për të gjetur vajza, ai komunikonte në telefon me të pandehurën Aureta B., të cilën e pyeste në ishte për punë dhe të vijë ta marrë, shkruan “Panorama”.
Më datë 23.03.2016, i pandehuri Nik Gjonikaj ka marrë porosi nga një numër telefonik për të gjetur vajza dhe ka komunikuar me të pandehurin Besnik Manka, nëse ishte për punë dhe me të pandehurën Aureta B.
Më pas, ai ka marrë të pandehurat në automjetin e drejtuar nga Bledjan N. Të pandehurën Domenika D. ai e ka lënë te Pazari i Ri dhe ajo më pas ka hipur në automjetin e Hajredin S., ndërsa të pandehurën Aureta B. e ka çuar në një hotel “V…”, ku ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, me të pandehurin M. M./a.m.