Manchester City dhe Manchester United kanë barazuar pa gola në kryendeshjen e javës së 26-të në Premier Ligë.
City dominoi në derbin e Manchesterit, por pavarësisht se kishte më shumë raste nuk arriti të realizojë golin e fitores.Unitedi mbylli ndeshjen me një futbollist më pak pasi Marouane Fellaini u ndëshkua me të kuq në minutën e 84-të.
Në tabelë, City mbetet i katërti me 65 pikë të tubuara, një më shumë se Unitedi që është i pesti. Liverpooli është i treti me 66 pikë, e një ndeshje më shumë se dy ekipet e Manchesterit. Arsenali është i gjashti me 60 pikë, por me një takim më pak të zhvilluar se City e Unitedi. (b.an)