Në intervistën që kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon me gazetarin e TCh, Sokol Balla, ka folur fillimisht për ngjarjen e fundit në Kuvendin në Maqedoni.
“Nuk duhet të ndihmojnë përshkallëzimin dhe uroj që forcat e rendit maqedonas të marrin punën në dorë dhe ti mbrojnë njerëzit dhe të mos lejojnë që të kthehet në betejë. U bëj thirrje shqiptarët të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë vlerat e tyre”.
“Unë e kam thënë se shqiptarëve ka dhe nga ata që s’ia duan të mirën dhe duan të përfitojnë për të nxitur tundimet e brendshme destabilizuese. Por, Shqipëria nuk kthehet 20 vite pas dhe nuk ka shanse askush që të destabilizojë vendin dhe të pengojë rrugën e njerëzve që pa dallim bindjes dhe përkatësish partiake të vazhdojnë për të bërë shtet, punë, dhe Shqipërinë për shqiptarët dhe për mirëqenien e tyre”.