Një 62-vjeçar nga fshati Ndrojë i Kurbinit është vrarë paraditën e sotme.
Policia bën me dije se pas hetimeve mësohet se është konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe një 78-vjeçari ka mbeturi vdekur shtetasi Zef Doda.
Nga efektivët e Policisë së Kurbinit, është identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi Mirash Vukaj, 78-vjeç, banues gjithashtu në Kubin, të cilit i është gjetur edhe arma e krimit.
Ndërkohë mësohet se policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
c.a