Autoritetet në qytetin bavarez të Hammelburgut kanë arrestuar një ushtar gjerman të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist.
Lajmi u konfirmua sot nga prokurorët dhe forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr).
Sipas një raporti nga media lokale, 28-vjeçari hiqej si refugjat sirian në shtetet e Hesseit dhe Bavarisë, në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016 dhe kishte planifikuar të kryente një sulm terrorist, të motivuar nga ksenofobia.
Gjithashtu, një student 24-vjeçar u arrestua dje, i dyshuar si bashkëpunëtor.
”Autoritetet kontrolluan banesën e tij dhe gjetën sende që binin ndesh me ligjet gjermane për armët”, thanë prokurorët, pa dhënë informacione të detajuara./b.d