Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka refuzuar thirrjen e Ilir Metës për mbledhjen e një tryeze me partitë politike, për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Vendimi është marrë gjatë takimit që Basha zhvilloi me partitë aleate në selinë blu. Tryeza e Metës ishte planifikuar për në orën 19:00, por asnjë prej partive të opozitës nuk do të marrë pjesë, ndërsa i janë bashkuar përfaëqsuesit e PS, LSI, PDIU dhe partitë LIBRA të Ben Blushit.
I vetmi që u paraqit në tryezë nga partitë opozitare ishte Agron Duka i PAA, por u largua pak minuta më pas, pasi vendimi i Bashës me partitë aleate ishte që të mos merrnin pjesë në takim. Gjatë një prononcimi për mediat, Duka tha se u largua nga mbledhja pasi i tillë ishte vendimi i marrë nga partitë e koalicionit të djathtë.
Ftesa e Metës drejtuar partive politike erdhi pas takimit që Meta pati me ambasadorët Donald Lu, Romana Vlahutin e Bernd Borchardt.
****
Ka nisur takimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, me aleatët në selinë blu. Ky takim po mbahet një orë përpara takimit që ka thirrur Meta, për tu mbledhur të gjitha partitë politike te Kryesia e Kuvendit.
Ata pritet te diskutojne nese do te marrin pjese ose jo ne takimin e ores 19:00 ne Kryesine e Kuvendit.
Me heret behet e ditur se Oerd Bylykbashi ka pasur nje takim me kreun e Kuvendit Ilir Meten.
********
Pas ftesës së Metës për të ulur në tryezë partitë parlamentare për zgjidhjen e ngërçit politik, Basha ka thirrur në një takim urgjent aleatët e djathtë në orën 18:00.
Në takim, Basha do të informojë aleatët për negociatat e ditës së djeshme, të cilat dështuan, pasi nuk pati një marrëveshje.
Nga ky takim pritet të dalë dhe qëndrimi i opozitës lidhur me ftesën e Metës për tryezen e partive parlamentare në 19:00./javanews.al
c.a