Djajtë e Kuq vazhdojnë të jenë të lidhur me transferimin e asit të Atletico Madrid në afatin kalimtar veror.Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, do të ishte transferim i përkryer për Manchester United, ka thënë Mikael Silvestre.
Gjiganti nga Old Trafford vazhdon të jetë i lidhur me transferimin e asit francez, potencialisht për shifrën prej 86 milionë funtesh.
Dhe Silvestre beson se bashkëkombasi i tij nuk do ta kishte të vështirë të përshtatej tek United.“Në lojën moderne të duhet shumë energji. Anotine e ka këtë gjë. Ai ka edhe shumë talent. Do të ishte i përkryer për United”. (b.an)