Pas deklaratës së McAllister dhe Fleckenstein, Lulzim Basha ka folur nga çadra e protestës rreth orës 22:00.
Kreu i PD ia ka kaluar “topin” Ramës duke pranuar se negociatat dështuan pasi kryeministri nuk pranon qeveri teknike.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Erdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve nuk pati sukes. Kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira si zgjidhje të ndershme. Ai refuzon të dorëzojë karrigen kryeministrore.
Lulzim Basha tha se çadra do të vijojë dhe se javët në vazhdim PD do të nisë përshkallëzimin e protestave në të gjithë vendin në formën e mosbindjes civile.