Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbërritur në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ndodhet vetëm pak metra larg Pallatit të Kongreseve, ku u zhvilluan negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik.
(Automjeti i Bashës pranë zyrës së Berishës)
(Ndërtesa ku nodhet zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha)
Mësohet se Basha po informon Berishën për bisedimet e zhvilluara me zyrtarët gjermanë David McAllister dhe Knut Fleckenstein, të cilët iu ofruan palëve një dokument të aprovuar nga SHBA e BE me 12 pika.
Basha u largua nga takimi me zv/presidentin e PPE pas 20 minutash, ndërsa u bë e ditur se shkak ishte mospërfshirja e kërkesës së qeverisë teknike në draftin e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.
Dokumenti parashikonte disa lëshime për opozitën si drejtimi i KQZ-së, ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit si dhe forcimin e penaliteteve në Kodin Penal, deri në dënim me burg, për rastet e shitblerjes së votave, por që nuk është pranuar nga opozita.