Gjykata më e lartë administrative e Turqisë ka hedhur poshtë një apel nga partia kryesore e opozitës për të lënë në pritje njoftimin zyrtar të rezultateve përfundimtare në referendumin e fundit kushtetues.
Partia Republikane e Popullit (CHP) e qendrës së majtë paraqiti javën e kaluar, në gjykatë një ankesë, ku kërkonte pezullimin e ekzekutimit kundër njoftimit të komisionit zgjedhor.
CHP dhe grupet e tjera të opozitës kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj komisionit zgjedhor i cili mund të ketë lejuar fletët e votimeve pa një vulë zyrtare.Ligji ndalon pavlefshmërinë e fletëve të votimit, si një masë kundër mashtrimit.
Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu Agency, gjykata e hodhi poshtë ankesën me shumicë vote, dhe vendosi që apeli nuk ishte nën juridiksionin e tij duke shtuar se do të lëshonte një shpjegim me shkrim më vonë./b.d