Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa. Largimi i Çipës pritet të paosjë një furtunë të vërtetë në radhët e uniformave blu. Çipa u transferua në drejtorinë e Ruajtjes së Dëshmitarëve.
Së paku pritet largimi edhe i 3 drejtorëve në rang qarku, kryesisht në qarqe të identifikuara si problematike për kultivimin e kanabisit.
Policia ka nisur një operacion të gjerë për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Objektivi është zhdukja përfundimtare e fenomenit të kultivimit të kanabisit.
Pikërisht lëvizjet në polici bëhen për të intensifikuar luftën ndaj drogës. Me ardhjen e ministrit Xhafaj, policia i ka dhënë një hov të ri kësaj beteje. /a.m.