Dy shtetas shqiptarë dhe tre grekë janë arrestuar në dy operacione të policisë helene, në Kostur dhe Selanik.
Sipas komunikatës së policisë, dy makina që po lëviznin në aksin rrugor Kostur – Selanik janë ndaluar për kontroll dhe në brendësi të automjetit të parë u gjetën katër çanta udhëtimi me 87 kg kanabis të ambalazhuara në 75 qese plastmasi. Drejtuesi i mjetit të parë, shtetas shqiptar i moshës 53 vjeç dhe një shtetas grek, i moshes 31 vjeç, u arrestuan. Gjithashtu u arrestuan dhe dy shtetasit grekë që ndodheshin në mjetin e dytë, që kishte rolin e pararojës.
Në vazhdim të hetimeve, policia greke ka identifikuar dhe arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 43 vjeç, si kreun e grupit të trafikantëve, që kishin sjellë në Greqi sasi të mëdha droge, pjesë e së cilkës ishin dhe 87 kilogramët. Ora news raporton se gjatë arrestimit, si dhe nga kontrollet në banesat e të arrestuarve, policia ka sekuestruar, përveç kanabisit, edhe pesë automjete, 11 telefona celularë, dhe një shumë parash prej 4.650 euro./c.a