Kryetari LZHK-së Dashamir Shehi komentoi protestën e opozitës dhe kushtin për qeverinë teknike si një kërkesë normale sipas tij në situatën ku ndodhet vendi. Por, për kreun e LZHK, gjithsesi qeveria teknike nuk do t’i jepte zgjidhje shumë problemeve.
“Nuk gjykoj që qeveria teknike do bëjë mrekullinë, por them se një pjesë e fenomeneve do bllokohen. Çfarë dua të them. 1 muaj ka një ministër i ri dhe shiko, tonelata droge të sekuestruara. Imagjino të vijë një ministër i paanshëm çfarë do ndodhë”, tha ai.
Nga studioja e emisonit “Top Story”, Shehi tha se opozita duhej të kishte votuar Vettingun e më pas të protestonte.
“Unë përsëris, që dhe të jetë në favor të Ramës, ta votonim Vettingun. E dyta ka një interes tjetër, që opozitës t’ja heqim këtë peshë mbi kurriz”, tha Shehi më tej./a.m.