Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë pranë kufirit me Shqipërinë, në zonën e Janinës.
Aksioni është zhvilluar në zonën Paliouri, ku u ndaluan dy automjete, ndërsa një njërën prej tyre u gjetën 210 kg e 962 gram lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Automjeti tjetër shërbente për të kontrolluar rrugën nga patrullat e policisë.
Në prangat e policisë ranë dy shqiptarë të moshës 27 dhe 30-vjeç, Malvin Tafa dhe Erald Gjergo.
c.a