Sot është 66 vjetori i themelimit të Aviacionit Luftarak të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Kryeministri Edi Rama permes rubrikës “AMARCORD” në facebook shprehet se premisat e këtij aviacioni u ngjizën që në vitin 1914. Rama vlereson punen e oficereve dhe piloteve ne kushtet e izolimit te diktarures.
“Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare kremtojnë 66 vjetorin e themelimit të Aviacionit luftarak, premisat e të cilit ngjizën më 1914, kur në kohën e qeverisë së Princ Vidit, u porosit blerja e tre avionëve sulmues Löhner Daimler.
Ndër vite është kurajo dhe energjia e pilotëve shqiptarë që e kthyen këtë armë në një njësi legjendare, si edhe heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj.
Nderim oficerëve dhe pilotëve, që në kushte mjerimi dhe izolimi gjatë diktaturës dhe fill pas saj, mirëmbajtën dhe riparuan me sa mundën instrumentet e sovranitetit tonë ajror, duke dhënë shpesh edhe jetën në krye të detyrës “, shkruan Rama në Facebook./javanews.al
c.a