Shtetet e Bashkuara të Amerikës i prijnë listës së 2016-ës për shpenzimet ushtarakr, që u rritën me 1.7 për qind. Gjatë vitit 2016 superfuqia botërore regjistron shpenzimet në ushtri në shifrën e 611 miliardë dollarëve.
Rusia ka tejkaluar Arabinë Saudite për t’u bërë fuqia e tretë botërore me shpenzimet më të mëdha në botë me rreth 70 miliardë në botë.
Kina renditet e dyta, me rritje të shpenzimeve gjatë vitit 2016 prej 5.4 për qind për të arritur në 215 miliardë dollarë.
Rusia, deri vitin e kaluar mbante vendin e katërt, pas Arabisë Saudite, për shkak se arabët vendosën t’i ndërprejnë investimet në mbrojtje. /a.m.