Zinedine Zidane po cilësohet si fajtori kryesor për humbjen nga Barcelona me rezultat 2:3 në Santiabo Bernabeu Real Madrid është mposhtur mbrëmë nga Barcelona 2:3, duke bërë më interesante garën për titullin e La Ligas, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund.
Sipas AS, fajtori kryesor për këtë humbje është Zinedine Zidane, i cili bëri pesë gabime të mëdha. Këto janë pesë gabimet e Zidane:
- Inkuadrimi i Gareth Bale nga fillimi, pavarësisht se nuk ishte i gatshëm 100 për qind
- Gabimi me Messin, mos mbulimi i tij si duhet]
- Presingi në sekondat e fundit, në vend që skuadra të mbrohej në fushën e saj
- Benzema, francezi luan rregullisht pavarësisht paraqitjeve të tij
- Mos inkuadrimi i Iscos, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme, përgatiti Express. (b.an)