Si shoqëri, ne e dimë se alkooli i vret më shumë se 80,000 njerëz në ShBA çdo vit – dyfishi i vdekjeve që ndodhin si pasojë e vetëvrasjes. Konsumimi i tepërt i alkoolit jo vetëm që na i shkatërron jetët, por familjet dhe komunitetin në të cilin gjendemi.
Prapëseprapë, ne ende preferojmë të dalim në fundjavë dhe ta shfrytëzojmë dehjen si mënyrë e mahnitshme për t’i festuar arritjet tona, transmeton Telegrafi.
Alkooli shkakton dëme serioze në trupin e njeriut, por janë disa rreziqe tjera të fshehta të kësaj substance, e të cilat gjithmonë i injoroni:
Alkooli dëmton mëlçinë
Konsumimi i më shumë se 40 gramëve alkool në ditë mjafton për t’i shkaktuar dëme serioze mëlçisë. Kjo sasi prej 40 gramëve mund është e barabartë me vetëm katër birra.
Kalimi i kësaj sasie bën që mëlçia juaj të mbingarkohet me enzima acetaldehide toksike, të cilat i shkatërrojnë qelizat tuaja të mëlçisë.
Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e kancerit
Para pak muajve, disa shkencëtarë kanë bërë publike disa informacione, të cilat e ndërlidhnin konsumimin e tepërt të alkoolit me shfaqjen e disa llojeve të kancerit. Kjo përfshin kancerin e gojës dhe fytit, kancerin e larinksit, mëlçisë, rektumit, gjirit, zorrës së trashë, etj.
Ndërsa një studim tjetër thote se për çdo dy pije alkoolike që konsumoni në ditë, ju rritsi rrezikun e kancerit të zorrëve për 8 për qind.
c.a