Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me bllokimin e akseve rrugore nga ana e Opozitës.
Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Bushati shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për mosbindje civile, por për mosbindje ndaj politikanëve që duan të destabilizojnë vendin.
“Shqipëria nuk ka nevojë për mosbindje civile, por mosbindje ndaj politikanëve që duan të destabilizojnë vendin, për shkak të frikës nga drejtësia!”, shkruan Bushati në FB. /b.d