Opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike ka nisur protestën duke bllokuar rrugët në të gjithë vendin.
Protesta nisi në orën 11:00 dhe do të zgjasë një orë, ndërsa janë bllokohen rrugët kryesore në Tiranë dhe ato që lidhin rrethet me kryeqytetin.
Rrugët që janë bllokuar janë; Rrethrrotullimi i Plugut (Lushnje) – Automjetet që vijnë nga Jugu, rrethrrotullimi i Milotit – Automjetet që vijnë nga Veriu, rrethrrotullimi i Bradasheshit (Elbasan) – Automjetet që vijnë nga Juglindja dhe Jugu, sheshi “Shqiponja” (Tiranë) Automjetet që vijnë nga Veri dhe Jugu dhe mbikalimi te Shkolla Teknologjike – Tiranë.
Siç raporton Report TV, bllokimi i rrugëve ka sjellë radhë të gjata automjetesh dhe kaos në qarkullim duke sjellë edhe irritimin e qytetarëve. Lulzim Basha u ka bërë thirrje protestuesve që të mos prekin asnjë punonjës policie, por ka paralajmëruar se në rast se do të provokohen atëherë do të reagojnë.
Me tone të buta foli sot edhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Në një prononcim për mediat pak para nisjes së protestës, Noka tha se protesta do të jetë tërësisht paqësore.
Ndërkohë mësohet se kreu i PD u është bashkuar protestuesvenë rrethirrotullimin “Shqiponja”. Ka qenë deputetja e Mimoza Hajdarmataj që ka postuar edhe videon e parë ku duken protestuesit që këndojnë këngë patriotike nën shoqërinë e Bashës. /b.d
Foto nga rotondo i Plugut