Kryeministri Edi Rama është zhvendosur ditën e sotme në Apolloni në ceremoninë e rikonstruktimit të parkut të arkeologjik.
Në fjalinë e tij Rama u shpreh se në këtë vend është ndërhyrë pas 30 vitesh, gërmime të cilat kanë nxjerrë në pah thesare, të cilat sipas tij kishin mbetur në mëshirë të fatit.
Ky investim është mbështetur nga BE dhe duke përfituar nga prezenca e ambasadores Vlahutin, Rama tha se pas shumë kohësh e bindi BE të mos investojë vetëm më burgje.
“Ia dolëm që BE të mos investojë vetëm burgje, por edhe infrastrukturën e mirëqenies por që do të ndikojë dhe në ekonomik e social të vendit”, tha Rama.
Rama tha se investimet në kulturë nuk mund të quhen luks, sepse sipas tij turizëm nuk mund të quhet vetëm deti apo mali, por edhe monumentet e kulturës luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë së vendit. /b.d