Forcat e Policisë në detyrë sot, përballë protestës së opozitës do të asistohen nga ekspertë të misioneve të huaja pranë Policisë së Shtetit. Ekspertët e huaj kanë trajnuar Policinë për menaxhimin e tubimeve.
Burime pranë Policisë thonë për gazetën TemA, se ekspertët do të mbështesin me këshilla dhe teknologji për monitorimin e situatës. Asistenca do të jetë për dokumentimin e protestës dhe reagimin për çdo situatë.
Ndërkohë mësohet se Policia ka vënë në aplikim teknologjinë e fundit, për fiksim, filmim dhe identifikim të personave në protestë.
ma.me