Kryeministri Rama ka postuar mëngjesin e sotëm fotografinë e mësipërme me një shënim të shkurtër.
Duke e cilësuar vajzën në foto si një engjëll mbrojtës, Rama shkruan se ka shumë për të bërë, por sipas tij shumë ka për të humbur nëse policia dhe qytetarët ndalen sot për shkak të protestës së PD.
Postimi në Facebook i Edi Ramës vjen pak orë para nisjes së bllokimit të rrugëve nga opozita.
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej “engjëjve mbrojtës” të rregullit në rrugët e vendit 🌹
Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit.
Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, që me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu.
Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet💪#Punë👍#Mirëqenie😀.
/b.d