Ambasadori jozyrtar i Koresë së Veriut në Perëndim ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të shkatërrojë të gjithë botën me vetëm tre bomba.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Alejandro Cao de Benós, 43 vjeç, i cili kalon kohën e tij midis Phenianit dhe vendlindjes së tij spanjolle Tarrogona, e përshkroi shtetin komunist të fshehtë si një utopi.
Ai tha: “Njerëzit kanë një jetë themelore, të sigurt me dinjitet. Ata jetojnë në një mënyrë shumë paqësore, nuk ka konflikt shoqëror, nuk kemi njerëz që flenë në rrugë … është një mënyrë tjetër jete, në të cilën ne të gjithë punojmë në një lëvizje të madhe bashkëpunimi”.
Por kur u pyet për kërcënimin ushtarak të Koresë së Veriut, retorika e tij u bë shumë më agresive.
“Askush nuk do ta prekë Korenë”, tha ai. “Nëse preket, njerëzit do ta mbrojnë atë me armë dhe raketa. Ne kemi bombën termonukleare. Me tri nga to, bota është e mbaruar”./a.m.