Manchester Unitedi e sheh Romelu Lukakun si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimovicit
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, u lëndua rëndë në sfidën kundër Anderlechtit në Europa League dhe do të mungojë së paku nëntë muaj, pasi ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë.
Kjo ka shtyrë Jose Mourinhon që të kërkojë një sulmues klasi për sezonin e ardhshëm. Sipas “Daily Star”, dëshira e portugezit është sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku.
Për Lukakun ka kohë që interesohet edhe Chelsea. “Blutë e Londrës” e duan belgun sërish në “Stamford Bridge”, por për këtë fillimisht duhet të mposhtin konkurrencën me Unitedin e Mourinhos, përgatiti “Express”. (b.an)