Skuadra kampione e Shqipërisë në futboll Skënderbeu i Korçës ka mësuar sot emrin e skuadrës kundërshtare në turin e tretë, në Ligën e Kampioneve. Skuadra korçare do të përballet me fituesin e sfidës mes bullgarëve të Ludogorets dhe moldavëve të Milsamit, sfida e parë e të cilëve ka përfunduar 0-1 në favor të moldavëve, që arritën të fitonin në Bullgari.
Skënderbeu aktualisht është ende i impenjuar në turin e dytë të Ligës së Kampionevepërballë irlandezo-veriorëve të Crusaders. Në sfidën e parë të zhvilluar në Korçë, skuadra shqiptare fitoi me rezultatin 4-1, duke e bërë më të lehtë rrugën drejt kualifikimit që do të vendoset në takimin në Belfast të Irlandës së Veriut, në 21 korrik në orën 20:45.