Dy ditë më parë në orët e mesnatës një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Urën Vajgurore.
Tre persona të armatosur dhe me maska kanë shkuar në banesën e qytetarit me inicialet A. Sh., dhe i kanë grabitur një sasi parash, disa bizhuteri dhe një makinë.
Pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të Fierit dhe kanë braktisur makinën në Shegan të Lushnjes.
Policia ka gjetur mjetin e braktisur, ndërsa janë marrë provat materialet dhe po punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve.