Edicioni i ardhshëm me shumë gjasë Romën do ta gjejë me trajner të ri, pasi po thuaj është i sigurt largimi i Luciano Spallettit, shkruan zeri.info. Në krye të bankinës së kryeqytetasve të Italisë me gjasë do të emërohet trajneri aktual i PSG-së, Unai Emery.
“Corriere dello Sport”, shkruan se për t’i fituar shërbimet e tij, zyrtarët e Romës janë duke bërë gati një kontratë tre-vjeçare. Nëse ndodh kjo, atëherë tekniku spanjoll përsëri do të bashkëpunojë me drejtorin sportiv Verde Monchi, i cili po ashtu gjatë verës do të arrijë në Romë.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se ish-përzgjedhësi i kombëtares franceze dhe PSG-së, Laurent Blanc, po ashtu është kandidat për ta zëvendësuar Spallettin, i cili edhe ashtu pati paralajmëruar largimin nëse Roma e përfundon edicionin pa asnjë trofe të fituar, ndërsa një gjë e tillë është shumë afër të ndodhë, përgatiti “Zëri”. (b.an)