Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”, ku në pranga ranë tre persona teksa shpërndanin lëndë narkotike.
Policia i ka pikasur të rinjtë, por djemtë kanë tentuar të largohen me makina.
Shpërndarësit e drogës janë larguar me shpejtësi të madhe e për pasojë janë përplasur në tentativë për tu arratisur.
Policia e vënë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave. Ende nuk dihen emrat e të arrestuarve.
Mësohet se për të neutralizuar personat, policia ka qëlluar me armë në ajër. /b.d