Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se PD do të votojë vettingun menjëherë pas formimit të qeverisë teknike. Gjatë një bashkëbisedimi në çadrën e protestës, Basha theksoi se PD është gati t’i hapë rrugë zbatimit të reformës në drejtësi, sipas paktit të 22 korrikut.
“Nuk ka asnjë shans që PD të kthehet në alibi për kapjen e drejtsisë nga Rama. Nuk ka nevojë të shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve. Pas paktit kombtar për qeveri teknike për zgjedhjet, jemi gati ti hapim rrug zbatimit t vettingut dhe reformës në drejëtsi sipas paktit të 22 korrikut. Edi Rama, për 1 vit e gjysmë u përpoq që të kapte drejtësinë, shkatërroi konsensusin për drejtësinë”, tha Basha.
Kreu i opozitës bëri sot edhe një propozim surprizë sa i takon zgjedhjes së Presidentit. Basha tha se opozita është e gatshme të japë votat për ndryshimin e Kushtetutës për ta zgjedhur presidentin e ri nga populli.
“SHBA theksoi rëndësisë e pjesëmarrjes në zgjedhje të të gjitha partive. Kjo do të thotë se nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën”, deklaroi kreu i opozitës
Basha akuzoi edhe disa nga mediat për publikim të lajmeve të pavarteta.
Sot mediat konvencionale janë tërësisht nën presionin e pushtetit. Nga sot ne nisim konkursin e Fake News për javën që mbyllim. Këtë javë kemi dy kampionë për fat të keq: Top-Channel, Balkanweb dhe Panorama Online. Top-Channel për interpretimin allasojçe të deklaratës sime. Rama dje tha se Vetigun e shtyn pas zgjedhjeve, kurse unë thashë se ai do të bëhet menjëherë pas qeverisjes zgjedhore dhe sipas konsensusit të 22 korrikut të kaluar”, u shpreh Lulzim Basha.
Kreu i Partisë Demokratike citoi mediat prestigjioze si Forbes kur tha se “Edi Rama ndërton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer vendin në qendrën e krimit dhe të drogës”/javanews.al
c.a