Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e Fierit që studiojnë në gjimnazet profesionale. Kreu i LSI-së tha se kjo forcë politike ka një program tepër të veçantë si ‘Mëso dhe Fito’.
“Të mësohet për të fituar njohuritë e duhura në mënyrë që secili të fitojë punë dinjitoze dhe të mirëpaguar.
Motoja e LSI, arsim për punësim, është shumë vendimtare dhe praktike. E rëndësishme për të ardhmen, të përmirësojmë kurrikulat në përputhje me kërkesat e tregut të punës”, tha Meta. Kreu i Kuvendit theksoi se duhet të shtohen praktikat mësimore në ambientet e punës.
“LSI do të bëj çdo gjë për të mbështetur arsimin e të rinjve”, tha ai.
ma.me