Një 51-vjeçar nga Durrës është vënë në hetim në gjendje të lirë, pasi është denoncuar nga ish-e dashuri për një shumë lekësh të pakthyer. Policia e Durrësit bën me dije se A.D. i ka marrë borxh një shumë prej 4 200 euro në mirëbesim për t’ja kthyer më vonë 29-vjeçares, M.A. 29 vjeçe, por pas ndarjes, ai nuk e ka shlyer shumën e caktuar. Për këtë arsye, vajza i është drejtuar policisë, për të denoncuar ish-të dashurin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”.
ma.me