Gazeta zvicerane “20 minuten” shkruan se qendra të thirrjeve që shesin sigurime në Zvicër, kryesisht janë të vendosura jashtë shtetit, e me theks të veçantë në Kosovë, transmeton lajmi.net. ‘Call Center’ që në Zvicër telefonojnë qytetarët përmes numrave të telefonit zviceran të vendosura në Prishtinë bëjnë ndërmjetësime duke u lënë takime me konsumatorë agjentëve që shesin sigurime. Pas ankesave nga qytetarët, autoritetet zvicerane tashmë kanë ngritur një padi për një kompani e cila shet sigurime në këtë shtet.
Gazeta shkruan se telefonuesit nga jashtë shtetit thërrasin qytetarë duke pretenduar se këtë e bëjnë nga Zvicra, dhe u kërkojnë atyre që të caktojnë një termin me një agjent të shitjes së sigurimeve, me të cilin do të negociojnë kontratën.